07:22 / E Enjte, 09 Gusht 2018

Kjo është arsyeja përse hapim gojën sa herë që lyejmë qerpikët me rimel

Edhe pse gjatë këtyre ditëve të nxehta, shumica e vajzave dhe grave zgjedhin të jenë ujë dhe sapun + krem dielli me fakt mbrojtës 50, duhet ta pranojmë që një rimel i relizuar mirë plotëson në mënyrë perfekte look-un veror. Imagjinoni skenën e mëposhtme: jeni veshur, këpucët kombinohen shumë mirë me çantën dhe fustanin, për herë të parë në jetë flokët duken shkëlqyer, grimi po ashtu, duhet vetëm të mbaroni rimelin dhe jeni gati. Jeni përpara pasqyrës me rimel në dorë dhe gojën të hapur.

E keni menduar ndonjëherë pse ndodhe kjo gjë ?

Sipas ekspertes së gjuhës së trupit, Blanca Cobb, hapja e gojës është një veprim i nënndërgjegjes. Megjithëse mund të duket e çuditshme, ajo, në fakt, i shërben një qëllimi.

“Dy nerva të ndryshëm kontrollojnë muskujt që hapin dhe mbyllin gojën dhe qerpikët e sipërm. Këto nerva janë të vendosura afër njëri-tjetrit në trupin tonë. Arsyeja pse ju hapet goja kur ju aplikoni rimelin është sepse nervat veprojnë njëkohësisht. Sapo të mësoni aplikimin e rimelit në këtë mënyrë, mund të jetë e vështirë për ta zhdukur me vetëdije këtë veprim. Është sjellje e përforcuar”,- shton Cobb.