18:56 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Kjo është cilësia e ajrit tani në Prishtinë

Fillimi i vitit 2018 nisi me ndotje tejet të lartë të cilësisë së ajrit, duke detyruar institucionet që të ndërmarrin veprime të ndryshme.

Për disa ditë, në Prishtinë u ndalua qarkullimi i veturave, pasi që për një kohë të gjatë ky qytet renditej si qyteti më i ndotur në botë, shkruan Indeksonline.

Por, ajo fazë për fat të mirë ka marr fund dhe tani cilësia e ajrit është normalizuar.

Sipas matjeve të bëra në ora 18:00, niveli i ndotjes së ajrit ka qenë mesatar apo 65pmm.

Me përmirësimin e motit, ajri u kthjell dhe problemet me të i takojnë të kaluarës. /Indeksonline/

Temat: