08:44 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Kjo është CV-ja e Steve Jobs që kishte paraqitur për punë, 3 vite para se të themeloj Apple-in (Foto)

CV-ja e shkruar nga Steve Jobs e paraqitur për punësim në vitin 1973, është postuar në ankand dhe mund të shitet për më shumë se 50,000 dollarë.

Aplikacioni u shkrua në vitin 1973 kur bashkëthemeluesi i vonë i Apple ishte vetëm 18 vjeç, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

Fatkeqësisht nuk e dihet se çfarë pozicioni kishte aplikuar për punë Jobs, megjithëse ai kishte marrë një rol në firmën e prodhimit të video-lojërave “Atari” një vit më vonë.

Në aplikacion, Jobs midis aftësive të tij vuri në dukje punën me “kompjuter”.

Ai gjithashtu tha se do t’i përshtatej një roli në “teknologjinë elektronike”, ose si një “inxhinier dizajni”, dhe liston disa punë në Heëlett-Packard në mesin e përvojës së tij. /Indeksonline/