18:01 / E Premte, 09 Shkurt 2018

Kjo është e veçanta kryesore e Samsung Galaxy S9, ka një tastierë virtuale (Foto)

Samsung Galaxy S9 brenda pak ditësh do të prezantohet. Por, dilema është tani se cilat janë veçoritë kryesore të këtij modeli që flitet se do të jetë i përsosur. Samsung Galaxy S9 do të ketë një aksesor të quajtur Dex Pad.

Kjo pajisje mundëson që telefoni të pozicionohet horizontalisht duke qenë edhe si një lloj tastiere virtuale. Pajisja ka vend edhe për futjen e USB-së. Poashtu, e veçantë do të jetë edhe vendi i futjes së kufjeve në pjesën e poshtme të telefonit./Indeksonline/