23:07 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kjo është festa e “çmendur” e tifozëve të Bristolit, futën të gjithë në fushë (Video/Foto)

Skuadra e Bristol Cityt bëri befasinë e javës duke mposhtur Manchester Unitedin 2 me 1.

Me këtë fitore klubi i Bristolit siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Ligës “Carabao”, shkruan IndeksOnline.

Goli i fundit i shënuar nga Smith në minutën e fundit të ndeshjes, ia siguroi këtë fitore madhështore klubit të Bristol.

Ky gëzim i madh u vërejt edhe tek tifozët të cilët pas ndeshjes u futën në fushë për të festuar së bashku me lojtarët. Shikoni fotot./IndeksOnline/