21:18 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kjo është festa e “Dardanëve” për 10 vjetorin e Pavarësisë [Video]

Festës së 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës sigurisht që nuk u kanë munguar as “Dardanët” .

Grupi i tifozëve të Përfaqësuses së Kosovës në fuboll, kanë uruar 10-vjetorin e pavarësisë me anë të një postim mjaft special në Facebook.

Me një video të bashkangjitur me mbishkrimin “10 vjet shtet #kosova10 – Të rritun nga lufta, më t’fortë se frika” , ata shihen duke festuar me motorë dhe flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë, nën ritmin e këngës ‘Unë të dua sa Kosovën’ . /IndeksOnline/