Kjo është gjendja në kufijtë e Kosovës
Pas raportimit të Indeksonline, Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar statistikat e gjendjes në pikat kufitare të Kosovës.
Derisa sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhimin e kufirit të orës 17:25, pritjet në Merdarë ishin 900 minuta, apo 15 orë, të dhënat e reja tregojnë gjendje tjetër, shkruan Indeksonline.
Sipas statistikave të orës 18:10, në Merdarë pritjet janë 90 minuta, apo 1 orë e gjysmë, kurse kolona është e gjatë 1 km. /Indeksonline/