15:44 / E Premte, 09 Shkurt 2018

Kjo është lista përfundimtare e fituesve me kuponë fiskal [Lista]

Administrata Tatimore e Kosovës dje ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimburësim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM4 2017.

Sipas njoftimit, tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017. Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudha është 1,249, transmeton Indeksonline.

Numri Potencial Fitues 74, 137, 83,  Fitues 553, 159, 537, Totali i fituesve 1,249.

“Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së. Dorëzimi i pikove duhet të bëhet nga data 12 Shkurt deri me 16 Shkurt 2018, nga ora 8:00- 16:00”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

Kliko, Listën e plotë: