13:41 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kjo është loja më e shitur elektronike

Tetris renditet me mbi 170,000,000 shitje të lojrave në të gjithë botën.

Loja Tetris u krijua më 6 Qershor të 1984 nga kompania Spectrum HoloByte, ndërsa krijuesit e kësaj loje janë nga Rusia, transmeton Indeksonline.

Që në momentin e parë loja u bë sensacion dhe kështu vazhdoi për vite me rradhë edhe pse tani ndoshta nuk është aq e luajtur.

Në vendin e dytë listohet loja Minecraft me 144,000,000 shitje ndërsa në vendin e tretë Grand Theft Auto V me 95,000,000 shitje./Indeksonline/.