11:40 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kjo është ndeshja e parë e trajnerit të ri të Real Madrid

Julen Lopetegui do të debutojë si trajner i Real Madridit më 28 korrik në qytetin meksikan të Puebla, ku do të jetë miqësorja e parë e Kampionëve të Evropës.

Krerët e klubit kanë konsultuar teknikun rreth mundësisë dhe Lopetegui ka dhënë ok për të përparuar udhëtimin në kontinentin amerikan megjithëse ndalesa e parë do të jetë në Meksikë dhe jo në Shtetet e Bashkuara , siç ishte planifikuar.

Real Madrid fillon trajnimin me 17 korrik, me lojtarët e Castila dhe ata që nuk kanë qenë pjesëmarrës në Kupën e Botës.

Kampionët e Evropës do të luajnë me 31 korrik kundër Manchester United dhe më pas me Juventusin dhe Romën.

Në gusht, Reali do të luaj ndeshjen e Superkupës së Evropës kundër Atletico Madridit. /IndeksOnline/

 

Temat: