16:47 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Kjo është shenja më e re në komunikacion, paralajmëron shoferet për këmbësoret me telefona (Foto)

Problemi i këmbësorëve të shpërqendruar nga telefonat e tyre celularë ka marrë kaq hov të keq sa që janë vendosur shenja të reja për të paralajmëruar shoferët për t’u kujdesur për to.

Po, janë shoferët të cilët duhet të jenë më të kujdesshëm dhe jo njerëzit që janë të ‘ngjitur’ në pajisjen e tyre, shkruan Bild, trasmeton Indeksonline.

Një shenjë paralajmëruese e rrugës për vozitësit ishte vendosur jashtë një shkolle në Reutlingen të Gjermanisë.

Por kjo rezultoi se nuk ishte në të vërtetë zyrtare, por ishte iniciativë e disa banorëve vendas nxënësit  në shkollën Friedrich-List-Gymnasium të mos mbanin kokat në telefonat e tyre. /Indeksonline/