10:00 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Kjo është ‘shtëpia’ e motorizuar që arrin shpejtësinë 160 km/h(Video)

Një shtëpizë e modifikuar me motor ka thyer rekordin e shpejtësisë në një plazh të Uellsit pasi kapi 100mph.

Kjo shpejtësi mposhti rekordin e mëparshëm prej 80 km/ h prej automjeteve të pazakonta në ngjarjen e organizuar në Pendine Sands në Carmarthenshire të shtunën.

Pronari Kevin Nicks tha se ishte e mrekullueshme ta “godasësh” 101mph (160 km / h), shkruan BBC.

“Nuk mund të kishte shkuar më mirë, unë jam aq i lumtur”, tha kopshtari 53-vjeçar.

Nick i cili është nga Chipping Norton në Oxfordshire, shpenzoi më shumë se 13.000 funte duke krijuar këtë makinë të çuditshme e cila tani mburret me një motor me 400 kuaj fuqi. /Indeksonline/