22:50 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kjo hartë tregon vendet më të arsimuara në Evropë

Një infografik i bërë nga gjuhtari , matematicienti dhe artisti çek, Jakub Marian, tregon përqindjen e njerëzve që kanë diplomë në mbarë Evropën.

Hartat tregojnë se ka vetëm disa rajone ku më shumë se gjysma e popullsisë janë të arsimuar në nivelin terciar (një diplomë ose një trajnim profesional i lartë). Këto përfshojnë Londrën, Oxfordshire, Skocinë lindore, Brabant Walloon në Belgjisë, Oslo në Norvegji, Helsinki në Finlandë dhe Cyrih në Zvicër.

Marian ka prodhuar dy harta, duke përdorur të dhënat nga statistikat e Eurostatit të publikuara në dhjetor të vitit të kaluar.

Një që tregon përqindjen e njerëzve të moshës midis 25 dhe 64 vjeç me një diplomë dhe një tjetër që tregon përqindjen e njerëzve të moshës midis 30 dhe 34 vjeç me një diplomë.

Cfarë duket mjaft interesante është se Gjermania ka rezultatet më të ulta në mesin e të gjitha ekonomive të zhvilluara evropiane, të cilat mund të shihen veçanërisht në hartën e dytë.

Megjithatë, kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, pasi mënyra se si funksionon sistemi arsimor gjerman është i ndryshëm nga vendet e tjera evropiane.

Marian shpjegon në faqen e tij të internetit duke thënë se është e zakonshme që studentët në Gjermani të fitojnë kualifikime ekuivalente duke studiuar gjysmën e kohës, ndërkohë që bëjnë edhe një mësim praktik. /IndeksOnline/