19:00 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kjo shkollë dhuron donacion për fëmijët e prekur nga kanceri

Sot, në ambientet e “Prishtina High School”, stafi dhe nxënësit kanë mbajtur fushatën për vetëdijesim kundër kancerit, gjatë së cilës kanë dhuruar 240 euro për fondacionin “Care for Kosovo Kids”.

Ata kanë mbajtur një aksion simbolik, gjatë së cilit arsimtarit Dylan Lotze, i cili ka mbledhur më së shumti para, i janë prerë flokët në shenjë solidarizimi me fëmijët e prekur nga kanceri. Shuma e mbledhur do të shkojë për blerjen e barnave për fëmijët me kancer në QKUK.Drejtori i shkollës, John Chesnut, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që përmes aksioneve simbolike të ndihmojnë me barna fëmijët e prekur nga kanceri, duke ua lehtësuar gjendjen fëmijëve dhe familjeve të tyre. Koordinatorja e fondacionit “Care for Kosovo Kids”, Sevim Cinci, tha se shuma e mbledhur do të shkojë për blerjen e citostatikëve për fëmijët e prekur nga kanceri.

Ajo po ashtu tha se përmes këtij donacioni po vetëdijesohen nxënësit e arsimtarët për këtë çështje, dhe tha se shpreson që edhe shkollat e tjera të realizojnë aktivitete të tilla. Ndryshe, fushata për vetëdijesim kundër kancerit këtë vit është mbajtur për herë të tretë në këtë shkollë.