09:12 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Klea Huta: Familja ime e njeh Elgitin po aq sa unë

Klea Hutën dhe Elgit Dodën do t’i mbajmë mend gjatë si çiftin i cili ‘na lodhi’ më shumë derisa pranoi që ishin bashkë.  Ndonëse kanë pasur arsyet e tyre, familjet nuk kanë qenë një prej tyre.  Tani, pas pak muajsh lidhje, ish-moderatorja e Gjeniut të Vogël tregon disa detaje nga lidhja e saj me këngëtarin.

E pytur nga Thumb, Klea tha se këto vitet e fundit, pushimet i ka kaluar me Elgitin, ndonëse fotot që qarkulluan për një kohë të gjatë në rrjete sociale nuk i përfolën asnjëri nga të dy.

Gjithsesi, kjo nuk është e gjitha. Klea, pranoi hapur se lidhja e tyre është bërë edhe familjare.

“Kur e kamm njohur unë Elgitin, e kanë njohur dhe ata (familja). Unë dhe ai njihemi këtu e 6 vite më parë. Kanë patur mendim të mirë dhe pozitiv. Pra, Klea Huta na thotë se familja e saj e njeh Elgitin po aq mirë sa vetë ajo! për të. Dhe çfarë është më kryesorja më thanë: nëse je ti e lumtur, jemi
edhe ne.”- përfundoi Huta.