17:18 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Klea nuk përmbahet! Me këtë foto e këto fjalë ia uron ditëlindjen Elgit Dodës (Foto)

Ka zgjedhur ditën më të veçantë të tij për të publikuar një fotografi. Klea Huta, një nga prezantueset më të bukura dhe më të dashura të publikut shqiptar ka muaj që është në lidhje me këngëtarin dhe producentin Elgit Doda, shkruan Indeksonline.

Edhe pse çifti janë munduar ta mbajnë në privatësi të plotë lidhjen e tyre, është vet Klea që sot ka postuar një fotografi ku shihet me Elgitin ndërsa ia ka uruar atij ditëlindjen. “Faleminderit që ekziston, urime ditëlindjen”, ka shkruar ajo./Indeksonline/