14:30 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Klinaku tregon se ku po gabon Hashim Thaçi

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka dhënë mendimin e tij se ku po gabon Hashim Thaçi. Me një shkrim në Facebook, Klinaku ka dhënë mendimin e tij për dialogun me Serbinë dhe idenë për shkëmbime territoresh.

“Ku po gabon Hashim Thaçi? Ka kohe që Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi ka filluar një fushatë mjaft ngjeshur për një marrëveshje finale me Serbinë në lidhje me problemet e mbetura të pazgjidhura pas shpalljes së pavarësisë. Dhe kjo është shumë më mirë sesa bisedimet e marrëveshjet e deritashme, të cilat janë zhvilluar vetëm për serbët në Kosovës. Futja në diskursin e tij e Kosovës Lindore është një hap i madh përpara.

Por ai këtë e ka futur përmes ndarjeve, bashkimeve, korrigjimeve të kufijve etj., pra nëpërmjet territoreve, e jo ashtu siç duhet, siç do të ishte zgjidhja, dhe siç do të pranohej nga të gjithë: nëpermjet njerëzve dhe të drejtave e tyre. Parimi i reciprocitetit në të drejat në mes të banorëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, në njërën anë, dhe Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut, në anën tjetër, ja zgjidhja e krejt çështjes, kjo edhe nëse çon në ridefinim të kufijve për hir të zgjidhjes së problemeve dhe të drejtave të njerëzve, në të dyja anët” ka thënë Avni Klinaku, Sekretar i Përgjthshëm i LB-së./Indeksonline/