08:28 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Klinika e syve, sot kryhen këto dy operacione

Për herë të parë në Klinikën e Syve në QKUK, sot do të kryhen dy operacionet e  para në kirurgjinë vitreoretinale.

Operacionet do t’i  kryej dr. Xhevat Lumi, i cili punon dhe vepron në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Lubjanës.

Këto operacione do të kryhen në kuadër të projektit të përbashkët  menaxhementit të SHSKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë  për të zvogëluar  referimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore, e poashtu për të  filluar projektin e aftësimit të stafit të Klinikës së Syve në kuadër të këtij projekti./Indeksonline/