14:08 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Klitschko shet USB diskun për 160.000 euro, ja çfarë ka në të (Foto)

Wladimir Klitschko ka nxjerrë në ankand mantelin e tij që kishte të veshur para ndeshjes së muajit prill kundër Anthony Joshua.

Ish-kampioni i botës bashkë me mantelin ka edhe një usb disk ku në të është parashikimi i tij për atë ndeshje.

Disku është shitur së bashku me mantelin për një shumë prej 160.000 euro.

Ukrainasi u ndal në raundin e 11-të në Wembley nga Joshua , dhe që atëherë është pensionuar nga sporti.

Klitschko kishte thënë para luftës se i vetmi person që do të kishte dëgjuar ndonjëherë parashikimin e tij do të ishte personi që blen mantelin.

Mantelli dhe disku u shitën në Sallat e Shoqërisë Mbretërore të Hortikulturës në Londër të mërkurën dhe paratë do të shkojnë në projekte të mbështetura nga Fondacioni Klitschko . /IndeksOnline/