17:39 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Klopp i del në krah Neymarit pas sjelljeve teatrale në Kupën e Botës

Jurgen Klopp i ka mbrojtur sjelljet teatrale të Neymarit, për të cilat u kritikua në Kampionatin Botëror.

Sulmuesi i Paris Saibnt-Germain do të jetë në ”Anfield” të martën në sfidën, Liverpool – PSG në kuadër të grupit C.

Dhe pas kritikave ndaj Neymar, Klopp thotë se Neymar është provokuar nga futbollistët kundërshtar në Rusi dhe se ai duhej ta mbronte veten, transmeton IndeksOnline.

Klopp, i cili shpreson që gjithashtu Roberto Firmino të rikuperohet me kohë për sfidën e nesërme, tha: ”Unë nuk dua t’i ndjek gjërat e tilla, por kam parë shumë kritika ndaj tij në Rusi”.

Image result for neymar acting

”Por, mua sjelljet e Neymarit ishin normal sepse lojtarët e provokojnë atë dhe ai dëshiron ta mbrojë veten. Unë e kuptoj këtë. Mendoj se është menquri që ai e mbronë veten”.

”Ne nuk do ta provokojmë atë. Duam të luajmë futboll dhe duam ta kemi posedimin. Është e pamundur t’ju shmangesh aftësive të Neymarit. Ai është lojtar fantastik dhe në Botëror nuk ishte plotësisht i gatshëm”.

”Sa i përket FIrminos, ai nuk do të mund të luante sot, por shpresojmë për nesër. Është lajm i mirë që ai është pranë rikthimit. Nuk e dimë ende saktësisht se kur ai do të mund të rikthehet”, u shpreh Klopp./IndeksOnline/

Image result for roberto firmino eye injury