00:00 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Klopp mposhtët nga ish-skuadra e tij (Video)

Liverpooli dhe Dortmund kanë zhvilluar ndeshjen e parë në turneun “International Champions Cup” që po zhvillohet në SHBA.

Gjermanët fituan në këtë ndeshje me rezultat 3-1.

Liverpooli kaluan të parët në epërsi me një gol të bukur me kokë nga mbrojtësi Virgil van Dijk në minutën e 25-të.

Ndryshimet në pjesën e dytë ishin më të frytshme për Dortmundin, shkruan indeksonline.

Golin e barazimit për gjermanët e shënoi Christian Pulisic në minutën e 66-të nga penalltia.

I njëjti shënoi edhe në minutën e 89-të për t’i dhënë epërsinë e parë në këtë ndeshje Dortmundit.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Larsen me një gol në minutën e tretë shtesë.

Liverpooli do të luaj kundër dy skuadrave nga Manchesteri ndërsa Dortmund ndeshet me Benfikën. /IndeksOnline/