15:37 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Klopp tregon se kur do të kthehet nga lëndimi Lovren

Dejan Lovren nuk do të luajë në ndeshjën mes Liverpuloo dhe Brighton të shtunën dhe nuk nuk do të rikthehet deri pas pushimit të kombëtareve.

Lovren, i cili humbi dy ndeshjet e para të Premier Ligës për shkak të një problemi në pelvik pritet të humbas ndeshjën e kësaj fundjave dhe atë në udhëtim ndaj Leicester City.

Megjithatë, menxhari shpreson se kroati do të jetë në dispozicion pas ndeshjeve të kombëtareve në muajin e ardhshëm.

Klopp tha: “Dejan po afrohet me skuadrën hap pas hapi, por nuk është duke trajnuar për momentin. Unë nuk jam 100% i sigurt se si është ai sot sepse jemi një ditë para ndeshjës, kështu që ai nuk do të përfshihet ndaj Brighton”.

“Ne e dinim për problemin e tij, por objektivi jonë është që ai të rikthehet pas ndeshjeve të kombëtareve dhe menduam se duhet t’i japim kohë, nëse ai mund të vijë në kohë do të ishte shumë mirë”. /IndeksOnline/

Temat: