23:45 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Klopp zbulon planin për ta ndalur Neymarin në sfidën ndaj PSG-s

Jurgen Klopp thotë se Liverpooli nuk do të tentojë të ndërhyjë keq në Neymar në ndeshjen hapëse në Champions League ndaj Paris Saint-Germain në ”Anfield” nesër.

Por, trajneri i Liverpoolit ka paralajmëruar se ta mbash sulmuesin brazilian të qetë në fushë do të jetë virtualisht e pamundur, transmeton IndeksOnline.

”Neymar ka pushuar në fundjavë, kështu që ai do të jetë 100% i relaksuar për ne, nuk do të ketë ndërhyrje ndaj tij sikur në Kupën e Botës”, tha Klopp.

Klopp

”Ne duhet të përballemi me këtë dhe kjo është ajo që do të tentojmë ta bëjmë. Por, ne duam të luajmë vetëm futboll dhe duam ta mbajmë posedimin”.

”Ne do të tentojmë t’i shmangim pasimet drejt tij dhe do të tentojmë t’i shmangim duelet fituese të tij”.

”Por, unë nuk jam plotësisht i sigurtë nëse mund ta ndalim atë pasi që ai është futbollist fantastik”, u shpreh Klopp./IndeksOnline/

PSG