16:28 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Klubi zvicerian për rekord, gjashtë futbollistë shqiptarë në skuadër

Sot është bërë e ditur se mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli është transferuar nga Lozana te Fc Zyrih. Ekipi i tij ra në kategori të dytë dhe nuk mund të qëndronte mes më të mirëve të futbollit zviceran. Kështu Kololli vendosi të transferohej te Zyrihu. 26 vjeçari ka veshur 3 herë fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Kontrata e nënshkruar do ta mbajë atë 3 vite të lidhur me ekipin e ri. Ky transferim ka kushtuar 80 mijë euro, çka është një shumë e konsiderueshme për futbollin Zviceran. Kololli në 2 edicionet e fundit ka shkëlqyer duke shënuar 18 gola dhe asistuar 6 herë. Në klubin e Zyrihit, Kololli bëhet shqiptari i 6-të në ekip, dhe ndoshta kjo është dhe një arsye pse ai mos të refuzonte ofertën.