09:31 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

KMDLNj jep disa sqarime për ngjarjet e marsit të vitit 1998 në Prekaz

Me rastin e 20 vjetorit të martirizimit të familjes Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tyre në Prekaz përkatësisht në Lagjen ku jetonte familja Jashari, me aktivitete të ndryshme po bëhen përpjekje të ruhet dhe mirëmbahet kujtesa historike e një flijimi e që nuk ka të ngjashëm në botë.

KMDLNj nëpërmjet një komunikate thotë se manifestimet kryesisht janë të një skenari të folklorit politik dhe promovues, sidomos e atyre që nuk kanë të bëjnë asgjë me rastin e që është edhe më keq , me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë kontribuar në këtë ngjarje dhe , pa asnjë dyshim në kontekstin negativ.

Sipas KMDLNj-së, tash , kur dëgjohen personalitete politike të asaj kohe nëpër intervista të shumta , po del se ata që nuk bënë asgjë , ata janë më të merituarit.

“E vërteta është se informatën e parë për sulmin ndaj familjes Jashari në Prekaz e ka dhënë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë mbështetur në të dhënat që janë dërguar nga terreni përkatësisht nga aktivistët e KMDLNj , numri i të cilëve ka qenë i madh dhe të cilët kanë qenë të ndihmuar nga aktivistët e Këshillit nga Drenasi , Vushtrria , Klina dhe Mitrovica.

Përkundër rrezikut për jetë , ekipi i KMDLNj –së në Skënderaj i udhëhequr nga Shaban Shala , n/kryetar i KMDLNj në Prishtinë , më vonë gjeneral i UÇK-së , Adem Meta , Murat Musliu , Irfete Spahiu , Zarie Podrimçaku  , Xhemë Binaku , Muharrem Xhemajli , Agim Vrellaku dhe të tjerë vazhdimisht e kanë informuar KMDLNj për zhvillimet në atë pjesë të Kosovës duke filluar nga Likoshani dhe Qirezi e deri te luftimet në Prekaz. Informatat e KMDLNj i kanë përdorur gazetarët e huaj në Kosovë , reporterë të luftës dh e QIK-u sikur edhe Fondi për të Drejtën Humanitare të cilin , në zyrën e KMDLNj-së në Prishtinë e kam furnizuar me album të fotografive dhe material tjetër dëshmues të cilin pastaj FDH e ka përdorur si material në një konferencë për media në Beograd , pa e treguar burimin e informatave.

Identifikimin e të vrarëve e kanë bërë në shumë raste aktivistët e KMDLNj të cilët i kanë njohur më parë e jo disa ardhacakë politikë nga viset tjera e që nuk i kanë njohur thuaja asnjërin prej tyre. Duhet të vlerësohet jashtëzakonisht kontributi i madh i studios ART FOTO në Prishtinë që ka bërë , përkundër rreziqeve dhe shpenzimeve të mëdha ( nuk kanë pranuar as edhe një cent të vetëm kompensim ) me mijëra dhe mijëra fortografi të cilat pastaj janë shpërndarë në të gjitha anët. Njëri nga pronarët e Studios ART FOTO në Dardani , Naim Shala ka qenë tërë kohën në shërbim të KMDLNj –së, pa e kufizuar numrin e fotografive.

Filmimet e Masakrës së Prekazit janë sjellë nga aktivistët  e KMDLNj –së apo qytetarët në zyrat e KMDLNJ –së e cila ka punuar 24 orë , pa ndërprerë as edhe për një minut punën. Kërkesë e KMDLNj –së ka qenë që mos të varrosen të vrarët pa u bërë obduksioni nga ekspertë të Tribunalit të Hagës me të cilët KMDLNj kishte vendosur bashkëpunim duke i furnizuar me dëshmi për krimet serbe në Kosovë si dhe duke i dorëzuar kallëzimet penale kundër udhëheqësve më të lartë shtetërorë të Jugosllavisë dhe Serbisë, si planifikues dhe kryerës të krimeve të luftës ndaj shqiptarëve dhe joserbëve në Kosovë e që konsideroheshin si shkelje të së Drejtës  Humanitare dhe zakoneve të luftës. Këto kallëzime penale janë nënshkruar nga Adem Demaçi shkaku se kishte hezitime nga të tjerët për shkak të rrezikut. Origjinali i këtyre kallëzimeve penale janë në arkivat e KMDLNj –së në Prishtinë.

Personi kyç që ka koordinua r procesin e varrimit ka qenë Shaban Shala dhe ekipi i KMDLNj-së, që ishte në pritje të ekspertëve mjeko – ligjorë të Tribunalit të Hagës. Këta ekspertë kanë ardhur në Shkup por autoritetet serbe nuk u kanë dhënë leje të hyjnë në Kosovë kështu që KMDLNj ka kaluar në mundësinë tjetër , formimin e ekspertëve mjeko – ligjorë kosovarë. Personi kryesorë nga Instituti i Patologjisë për koordinim me KMDLNj –ë ka qenë Jahir Mulolli i cili , së bashku me Prof. Dr. Hashim Maloku e kanë formuar ekipin në përbërje të cilit kanë qenë , patologët Lumnije Luci , Suzana Manxhuka dhe të tjerë sikur që në këtë ekip kanë qenë të gjithë avokatët e KMDLNj-së në me krye Bajram Kelmendin , Nekibe Kelmendin , Destan Rukiqin , Fazli Balaj , Lirije Osmanin , Mejdi Deharin dhe të tjerët .

Informatat janë përkthyer në gjuhën angleze nga përkthyesit e KMDLNj –së Zinaide Kuçi , Arjeta Emra , Violeta Hamidi , Fisnik Gruda etj. , në gj uhën serbe nga Vehap Shita , në gjuhën frenga nga Ymer jaka dhe një profesor i gjuhës frenga kurse informatat , kumtesat dhe raportet janë shkruar nga Behxhet Shala , Zenun Çelaj , Vehap Shita , Basri Berisha , Ibrahim Makolli , Halime Morina dhe të të tjerët . Informatat e KMDLNj –së në Zvicër janë shpërndarë nga Arif Ejupi dhe Lutfi.., Xhafer Shatri kurse në shtetet Skandinave nga Gëzim Mekuli dhe Shqiptar Oseku.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë një ekip i studentëve me B. Pula , Dardan Blaku  dhe disa të rinj nga Maqedonia . Në shtetet skandinave ka qenë gjithashtu aktiv një shqiptar nga Maqedonia sikur që edhe anëtarët e nderit të KMDLNj , shtetas të huaj kanë qenë jashtëzakonisht aktiv në Zvicër dhe Danimarkë”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj thotë se ekipi i ekspertëve mjeko – ligjorë kosovarë gjatë tërë kohës ka kujdestaruar në Zyrën e KMDLNj –së në Prishtinë dhe i gatshëm të shkojë në Prekaz.

Deri atëherë, KMDLNj thotë se kurrë nuk ka kërkuar leje nga policia serbe të bëjë vizita në terren.

“Mirëpo, me propozimin e një anëtari të ekipit të avokatëve e që ishte edhe zyrtar i lartë i LDK-së dhe i cili tha se LDK gjatë çdo vizite në terren merr leje nga policia serbe prandaj nuk ka probleme, e bëmë kërkesën me emrat e ekipit , numrin e automjeteve si dhe tabelat e regjistrimit  , duke u furnizuar me një “ leje “  e cila as që u përfillë nga policët në pikën policore në Komaran. Madje , policët  serbë vetëm sa nuk e rrahën ekipin.

U shqyrtua edhe mundësia tjetër të hyhet nga ana e Vushtrrisë por se nuk u realizua. Nga KMDLNj në Prekaz depërtuan Binak Ulaj , Halime Morina dhe Teuta Hadri që bënë shumë foto dhe u bashkuan me ekipin e KMDLNj –së e cila udhëhiqej nga Shaban Shala.

Të tjerë përfaqësues të KMDLNj –së nga Prishtina nuk kishte. Duhet të theksohet se KMDLNj përkatësisht kryetari , Prof . dr. Pajazit Nushi ka qenë i angazhuar në sigurimin e arkivoleve për të vrarët sikur edhe Re xhep Boja nga BIK –u. Gjatë tërë kohës , QIK ka marrë informacione dhe fotografi   nga KMDLNj , me të cilin kemi bashkëpunuar shumë mirë , në të gjitha nivelet . Për të gjitha zhvillimet në Prekaz është informuar Baca Adem Demaçi dhe këto të dhëna të KMDLNj –së , Baca Adem i ka përdorur gjatë takimeve me delegacionet e shumta të huaja.

Vlen të theksohet se eksponentë që sot po paraqiten si shumë të rëndësishëm dhe vendimtarë për zhvillimet në Prekaz , para , gjatë dhe pas përfundimit të luftës së Familjes Jashari me bashkëluftëtarë , janë të rremë sepse kontributi i tyre , më shumë ka qenë përqarës dhe kundër luftës së UÇK-së e sidomos kundër Bacë Adem Demaçit se për ate për çka flasin. Në bazë të intervistave dhe pjesëve të shkëputura nga këto intervista del se komunikimi më intensiv i tyre ka qenë me policinë e Serbisë  dhe autoritetet serbe.

Për fund, KMDLNj , si institucioni më i bes ueshëm në atë kohë ka qenë burim i thuaja 95 % të informatave për zhvillimet në atë kohë e në veçanti për rastin e Prekazit. Kjo duhet të thuhet , kjo mund të dëshmohet dhe kjo duhet të vlerësohet. Sidomos duhet të vlerësohen ata që e rrezikuan jetën e tyre në Kosovë siç ishin  ART FOTO me pronarë , Jahir Mulolli nga Instituti i Patologjisë , ekipi i ekspertëve mjeko – ligjorë me në krye Prof . dr.  Hashim Maloku , Lumnije Luci , Suzana Manxhuka dhe të tjerët , ekipi i avokatëve të KMDLNJ-së . Duhet të vlerësohen të gjithë bashkëpunëtorët e KMDLNj –së në Zvicër , shtetet skandinave , në SHBA  , Britani të Madhe që nuk ekyrsyen as mundin e as mjetet materiale e që kanë mbetur të pavlerësuar deri më tani. Ne, aktivistët e KMDLNj –së në Prishtinë e sidomos në terren , rrezikun e kishim pjesë të përditshmërisë si dhe pjesë të punës. Kjo ishte e vërteta për zhvillimet në Prekaz e të cilat po keqpër doren politikisht , partiakisht dhe për qëllime të pastrimit të së  kaluarës dhe për promovime personale”, thuhet në komunikatë.

Temat: