21:31 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Koci: Kemi nevojë ende për Luanin dhe luanat tjerë

Avokati Arianit Koci është shprehur se Kosova ka nevojë për formimin e ushtrisë se vet, duke u shprehur se kjo do të bëhet edhe atë me ndihmën e SHBA-së, NATO-së e ndërkombëtarëve.

Koci merr shembullin e familjes Haradinaj që ka sakrifikuar shumë për vendin, transmeton Indeksonline.

Ai madje thotë se shumë do donte që që Luanin, djalin dhe nipin e heronjëve të kombit, Shkelzen dhe Luan Haradinaj, ta shihte në një profesion tjetër.

Më poshtë postimi i plotë:

Prej natyrës jam pacifist, dhe shumë do të doja që Luanin, djalin dhe nipin e heronjëve të kombit, Shkēlzen dhe Luan Haradinaj, ta shihja në një profesion tjetër. Familja e tij ka sakrifikuar shumë. Në fakt, disa gjenerata kemi sakrifikuar për shtetin e Kosovës. Sidoqoftë, jam edhe realist. Kemi nevojë ende për Luanin dhe luanat tjerë. Kemi nevojë për formimin e ushtrisë tonë. Ushtria do të bëhet, dhe atë me ndihmën e SHBA, BE, Nato dhe miqve tjerë ndërkombëtar. Vetëm ashtu ruhet paqja në Balllkan./Indeksonline/

Temat: