14:44 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kocijançiq demanton Serbinë, tregon kur nis dialogu

Maja Kocijançiq zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se tash për tash nuk ka datë për takimin e radhës ndërmjet kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi.

Reagimi i saj erdhi pas deklaratave të një zyrtari serb se data e takimit të ardhshëm ndërmjet Serbisë e Kosovës do të dihet sot ose nesër.

Megjithatë, siç përcjell b92, ajo ka thënë se kontaktet po vazhdojnë dhe se shërbimet profesioniste dhe ekipet janë në lidhje të përhershme.