15:16 / E Enjte, 26 Prill 2018

Kocijançiq: Të mos vonohet formimi i Asociacionit

Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë një dialog për normalizimin e marrëdhënieve, në të cilin, pa vonesa duhet të zbatojnë marrëveshjen për formimin e komunave serbe dhe njëkohësisht të fillojnë punën në një fazë të re të dialogut, të nevojshme për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq për Tanjug, transmeton Indeksonline.

Ajo thotë se BE pret që marrëveshja për themelimin e Komunave Serbe të zbatohet pa vonesa./Indeksonline/