11:54 / E Hënë, 12 Mars 2018

Koleksioni 1 milion dollarësh i çantave të Kylie Jenner (Foto)

Ajo është duke u fokusuar në të qenurit nënë që kur solli fëmijën e saj Stormi në jetë muajin e kaluar me të dashurin Travis Scott.

Por kjo nuk e ka ndalur Kylie Jenner që të kujdeset për stilin e saj, madje ajo ka ‘provokuar’ ndjekësit e saj me koleksionin e saj çantave gjatë vikendit që lamë pas, shkruan Dailymail.


E zgjedhjet siç edhe po shihni janë të shumta, por mos të flasim për çmimet marramendëse të cilat mbajnë ato, transmeton Indeksonline.

Ylli 20 vjeçar ka treguar përmes llogarisë së saj Instagram dhomën ku shihen dollapët gjigant, të mbushur përplotë çanta të cilat kapin vlerën e një milion dollarëve.

Ndryshe ajo është një nga dhjetë personat më të ndjekur në botë në rrjetin social Instagram, me mbi 95 milion ndjekës.
Ndërsa renditet në vendin e 59-të sa i përket fitimeve, duke lënë pas kështu Jennifer Lopez, Novak Novak Djokovic dhe Ed Sheeran./Indeksonline/