13:55 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Kolona disa kilometërshe në hyrje dhe dalje të kufirit Kosovë-Maqedoni [Foto]

Kolonat e gjata të bashkëatdhetarve në hyrje si dhe në dalje të pikës kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, janë duke vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas disa fotografive që një lexues i ka dërguar në redaksinë e “Indeksonline” shohim se si mërgimtarët po presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin  në drejtim të Shkupit që të kthehen pastaj tek vendet e Evropës.

Po ashtu edhe anasjelltas që të tjerët presin disa orë për të hyrë në Kosovë.

Ndryshe, edhe në pikat tjera kufitare të Kosovës pritjet po vazhdojnë që të jenë të mëdha për shkak fluksit të madh të mërgimtarëve.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/