18:42 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kolona të gjata në magjistralen Prishtinë–Podujevë (Foto)

Kolonat e gjata gjatë muajve të verës janë shndërruar në njërin nga problemet më të mëdha të qytetarëve.

Por, komunikacioni është vështirësuar sidomos për ata që frekuentojnë magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Në disa fotografi të realizuara nga Indeksonline, shihet kolona e gjatë edhe pasditën e së premtës.

Qarkullimi në këtë rrugë është vështirësuar pas nisjes së punimeve që po zhvillohen në një pjesë të kësaj magjistraleje. Kurse, këto punime sipas qytetarëve po ndjekin ritme shumë të ngadalta./Indeksonline/