14:29 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kolonat e gjata në Merdarë, bëhet thirrje për shfrytëzim edhe të pikave tjera kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë lutur gjithë qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët që mundësisht të shfrytëzojnë edhe pikat tjera të kalimit kufitar përveç asaj të Merdarës.

Sipas tyre, për shkak të punimeve që zhvillohen në infrastrukturë në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdarë, është mirë të shfrytëzohen edhe pikat e tjera që lidhen me Serbinë, me qëllim që pritjet të jenë më të shkurtra.

“QKMK dhe MPB  njofton të gjithë qytetarët, që për shkak të punimeve që zhvillohen në infrastrukturën e Pikës së Kalimit Kufitar në #Merdarë, që mundësisht të shfrytëzojnë edhe Pikë Kalimet Kufitare tjera që lidhen me Republikën e Serbisë me qëllim të pritjeve më të shkurta në kufi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, duhet cekur se këto ditë, janë krijuar pritje të gjata deri në dy orë në Merdarë pikërisht për shkak të punimeve që po zhvillohen aty dhe fluksit të madh të veturave gjatë sezonit veror.

Ndërsa, momentalisht pritja në Merdarë për të hyrë në Kosovë është 40 deri në 1 orë dhe po e njëjta kohë edhe për të dalë nga Kosova./Indeksonline/