08:38 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / k.v

Kolonë e madhe e veturave në hyrje të Fushë Kosovës (Foto)

Kolona të mëdha të automjeteve janë krijuar në rrugën Pejë-Prishtinë, respektivisht në hyrje të Fushë Kosovës.

Shumë ngasës janë detyruar që të gjejnë rrugë alternative për të arritur në kryeqytet si pasojë e kolonës.

Indeksonline ka kontaktuar zyrtarët policor të cilët thonë se nuk ka asnjë pengesë në rrugë, por vetëm ngarkesë të madhe të automjeteve.

Kolona është e gjatë me kilometra dhe nis nga Bresja./Indeksonline/