21:55 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kolumbia i “blenë” biletën kthyese Polonisë, Lewandowski “te shpija” (Video)

Polonia edhe zyrtarisht është eliminuar nga Kupa e Botës që po zhvillohet në Rusi.

Skuadra e Robert Leeandoeskit është mposhtur me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së dytë kundër Kolumbisë.

Skuadra nga Amerika Latine ishte shumë e përgatitur dhe dominoi gjatë gjithë ndeshjes duke mos i dhënë asnjë mundësi evropianëve.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Mina në minutën e 40-të pasi shfrytëzoi për mrekulli një krosim të James Rodriguez.

Rezultatin e dyfishoi Radamel Falcao në minutën e 70-të, ku një pasim i Quintero e nxori të vetëm me portierin, ku sulmuesi kolumbian nuk dështoi.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Juan Cuadrado në minutën e 75-të të takimit, duke i dhënë “grushtin” e nokautit polakëve.

Me këtë fitore, Kolumbia futët në lojë me tri pikë, një më pak se Japonia dhe Senegali, ndërsa Polonia edhe matematikisht është eliminuar nga ky kompeticion. /IndeksOnline/