21:26 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Komandot nga Shqipëria, Kosova, Kroacia dhe Britania tregojnë muskujt

Komandot e ushtrisë shqiptare dhe trupat britanikë gjatë ditës së sotme kanë zbarkuar me mjete amfibe në kuadër të stërvitjes në Kepin e Palit.

Kjo stërvitje është bërë e ditur nga ministrja e mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.“Po ndodh tani në Kepin e Palit: Komandot shqiptarë dhe trupat britanikë po praktikojnë zbarkim me mjete amfibe në kuadër të stërvitjes “#AlbanianLion 2018″”, shkruan Xhaçka.

“Për plot 3 javë, efektivë nga #Shqipëria, #MbretëriaeBashkuar, #Kosovadhe #Kroacia do të angazhohen në stërvitjen e përbashkët “#AlbanianLion 2018”. 1164 trupa dhe 126 mjete do të jenë të dislokuara në bazat më të rëndësishme të Forcave tona të Armatosura, për të bashkëvepruar me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe aftësive për çdo lloj operacioni evakuimi. #WeAreNATO”, shkruan më tej ministrja shqiptare duke postuar edhe një video nga kjo stërvitje.