16:10 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kombëtarja A e femrave udhëtoi për Maqedoni

Në kuadër të ngritjes së ekipit Kombëtar A të femrave, sot pas dy stërvitjeve në Prishtinë, Kombëtarja është nisur për Maqedoni, ku do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me kombëtaren e Maqedonisë. Ndeshjet do të zhvillohen më 30 shtator dhe më 2 tetor në Shkup.

Ndërkaq, para nisjes përzgjedhësja Afërditë Fazlija u shpreh: ”Ne në plan-programin tonë kemi pasur 4 grumbullime duke shfrytëzuar data e lira të FIFA-s.

Terminin e qershorit e kemi pezulluar për shkak të vdekjes së presidentit Vokrri. Terminet tjera do t’i shfrytëzojmë dhe realizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme deri në parakualifikimet e ardhshme.

Ndërsa tash kemi këtë grumbullim ku patëm dy stërvitje dhe kaluan mirë e do të kemi dy ndeshje me Maqedoninë.

Do të shfrytëzojmë rastin të shohim nga afër përformarcën e prurjeve të reja. Është shumë e rëndësishme që nuk kemi asnjë refuzim të futbollisteve nga jashtë gjë që flet se ekipi kombëtar i Kosovës po bëhet gjithnjë e më joshës.

Tashmë pas pranimit në UEFA dhe FIFA edhe qasja në FFK ka ndryshuar shumë sa i përket futbollit të femrave, ku kemi një angazhim të jashtëzakonshëm. Shpresoj të marrim më të mirën nga këto dy ndeshje me Maqedoninë.

Lista e udhëtuesve

Vjollcë Krasniqi, anëtare KE

Fazli Berisha, zëdhënës

Shtabi teknik

Afërdita Fazlija, përzgjedhëse

Veton Çitaku, trajner

Sanije Krasniqi, trajnere

Besart Ismajli, trajner i portiereve

Ekipi mjekësor

dr, Enver Hoxha, mjek

Sabit Hajra, fizioterapeut

Filloretë Berisha, fizioterapeute

Futbollistet

Flrentina Kolgeci, Besarta Leci, Ilfete Kryeziu,  Fjolla Shala, Gjenifer Pjetri, Liridonë Syla, Donjetë Haxha, Marigonë Tahiri, Edonë Kryeziu, Valentinë Ternava, Feride Kastrati,  Valentinë Limani,  Blertë Shala, Nurtene Topalli, Qëndresë Bajra, Elonë Sadiku, Veronë Berisha, Leonorë Ejupi, Besjana Reçica, Kaltrinë Biçkaj, Aurorë Thaqi e Modesta Uka.