20:40 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kombibusat i zënë parkingjet në lagjen “Dardania”, ankohen banorët [Foto]

Qytetarët e Prishtinës, konkretisht të lagjes “Dardania” kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me punën që e bëjnë tashmë qe disa vite kombi-busat  në drejtimet për Mitrovicë e Vushtrri.

Përderisa kryeqyteti është në mungesë të parkingjeve, automjetet në fjalë bllokojnë qe disa vite një pjesë të Prishtinës, duke pritur kështu udhëtarët, shkruan Indeksonline.

Disa dëshmitarë kanë dërguar fotografi në redaksinë e Indeksonline ku shihen kombat teksa presin në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Madje, të njëjtit sipas fotove, shihet teksa shkelin edhe hapsirat me gjelbërim që janë në këtë pjesë të vendit.

Banorët thonë se policia për këtë deri tani nuk ka ndërmarrë masa  konkrete.

Më poshtë shikoni disa fotografi: