17:12 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Komediani i famshëm Chris Rock tregon për varësinë ndaj filmave pornografik (Video)

Në “Tamborine” e re të Netflix, komediani i famshëm Chris Rock foli për ngritjet dhe zbritjet gjatë martesës nëntëmbëdhjetëvjeçare me Malak Komptomin.

Aktori pesëdhjetëvjeçar pranon se nuk ishte një burrë i mirë dhe se e ka mashtruar bashkëshorten me tre gra të ndryshme.

“Është shumë e mirë kur një burrë dëshiron ta mashtrojë gruan pasi që në këtë formë dëshiron një eksperiencë të re. Por, a e dini çfarë ndodh atëherë? Gruaja juaj e zbulon dhe ajo është e re. Ajo kurrë nuk do të jetë e njëjtë sërish. Kështu që ju keni një grua të re, por në një mënyrë më të keqe të mundshme”, pranon ai.

Chris thotë se është fajtor për proceset e shkurorëzimit që u zhvilluan në vitin 2014.

“Ky është faji im, sepse jam ndyrësirë. Unë nuk dëgjova, nuk isha i butë, kisha një qëndrim dërrmues. Mendova, ‘unë do të paguaja gjithçka, mund të bëja atë që dua’. Nuk ishte kështu. Pjesa tjetër është ‘se e kam kënaqur’ krejtësisht me veprimin”, pranon ai, shkruan Telegrafi.

Ai gjithashtu iu kthye varësisë prej filmave pornografik, ku tha se ishte bërë shumë i varur.

“Ju e dii se çfarë ndodh kur shikoni shumë pornografi? Ju bëheni seksualisht autistic. Ju nuk mund të krijoni kontakt me sytë dhe fjalët tuaja. Kur filloni të shikoni pornografi, gjithçka mund të kaloj. Dhe me kalimin e kohës, ju bëheni i varur prej saj për të përmbushur epshet seksuale”, tha ai duke, shtuar më tutje se “se shikonte filma pornografik kur në shtrat shkonin një aziatike me një afrikano-amerikan dhe kjo më bënte të shijoja jetën”.

Rreth temës së martesës, aktori bëri shaka si në fillim të vitit 2004, kur ishte mysafirë i HBO-s.

“Nelson Mandela doli nga burgu pas 27 vjet torturash, kaloi gjashtë muaj me gruan dhe tha ‘Nuk mund ta mbaj më këtë’”, dhe u shkurorëzua. “Martesa është e vështirë”, tha ai më pas.

 

Temat: