18:08 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Komisioni Evropian ngrit parashikimin për rritjen ekonomike në 2.3%

Në një raport të tij të publikuar dje, Komisioni Evropian ka ngritur parashikimin për rritjen ekonomike sivjet në 2.3%, nga 2.1 % që ishte parashikimi i bërë nëntorin e vjetshëm.

Njëkohësisht është rritur parashikimi i rritjes ekonomike në vitin 2019 nga 1.9 % në 2%.

Komisioni Evropian vëren se, nën ndikimin e çmimeve të energjisë, përqindja e inflacionit të Eurozonë sivjet dhe vitin e ardhshëm do të rritet përkatësisht në 1.5% dhe 1.6%.

Komisionari Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare Pierre Moscovici u shpreh se ekonomia e Eurozonës ka shënuar një rritje në nivelet më të larta që nga kriza financiare. Papunësia dhe deficiti qeveritar janë ulur, kurse investimet kanë pasur një rritje “domethënëse”.