20:39 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Komisioni Evropian, urdhëron Facebook-un dhe Google, të heqin postimet me përmbajte terroriste

Komisioni Evropian ka dërguar udhëzime që synojnë Facebookun, Google dhe kompanitë e tjera të teknologjisë për largimin e materialeve me përmbajtje terroriste dhe të paligjshme në internet.

Komisioni përmendi rekomandimet, të cilat zbatohen në të gjitha format e përmbajtjes ilegale, duke përfshirë mediat nw mbështetje të terrorizmit, abuzimin seksual të fëmijëve, produktet e falsifikuara, shkeljet e të drejtave të autorit dhe materiale që nxisin urrejtje dhe dhunë.

Rekomandimet gjithashtu specifikojnë procedura më të qarta, mjete më efikase dhe masa më të forta, duke përfshirë mbikëqyrjen dhe verifikimin njerëzor, kështu që diçka që është e shënuar gabimisht mund të rikthehet.

Si pjesë e udhëzimeve të reja, komisioni kërkon që kompanitë të heqin përmbajtjen terroriste brenda orës pasi të merret referimi, duke deklaruar se përmbajtja e tillë është më e dëmshme në orët e para që shfaqen në internet./Indeksonline/