12:06 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, nuk bëhet e ditur tema e diskutimit!

Ndonëse takimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë zgjati më shumë se një orë, asnjë nga anëtarët e këtij Komisioni nuk kanë deklaruar për media lidhur me atë se çka është diskutuar.

Kryetarja e këtij Komisioni, Donika Kadaj-Bujupi tha se takimi ishte i mbyllur dhe se nuk mund të ndaj informata se çka është diskutuar.

“Ishte takim i mbyllur për media, rrjedhimisht nuk mundem të ndaj informatën sot me ju. Po ju them edhe një herë ishte takim i mbyllur. Faleminderit”, tha ajo pas përfundimit të takimit.

Kadaj-Bujupi nuk është përgjigjur as në pyetjen nëse në këtë komision është diskutuar për vrasjen e një të riu nga Kosova në Siri, ashtu siç është raportuar dje në media.

“Po të jepja informata për media sigurisht që ju do të ishit brenda, mirëpo meqë ishte takim i mbyllur do të mbetet i tillë”, tha ajo./Indeksonline/