14:02 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Kompania ajrore “Adria Airways”, Kosovën e njeh si pjesë të Serbisë (Foto)

Kompania më e madhe ajrore sllovene “Adria Airways”, tash e sa vite realizon fluturime nga Kosova për në vende të ndryshme të botës.

Me gjithë çmimet e larta që ofron  kompania në fjalë nuk e njeh Kosovën si shtet, ani pse biznesin e ushtron tash e sa vite në këtë vend, transmeton Indeksonline.

Për kompaninë “Adria Airways”, zona ku realizon aderime thuajse çdo ditë është pjesë e Serbisë.

Një pasagjer i kësaj avio-kompanie është shprehur i mllefosur, megjithëse ka vite që udhëton me po të njëjtit.

“Kjo kompani ende Kosovën na konsideron pjesë të Serbisë”, ka thënë ai shkurt për Indeksonline, pa dashur t’i zbulohet identiteti.

Megjithatë, janë kosovarët ata që dukshëm i rrisin të ardhurat e kësaj kompanie e cila pavarësisht biznesit që kryen në Kosovë nuk e njeh si shtet. /Indeksonline/