19:03 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kompania bankare në Zvicër me shërbime në gjuhën shqipe

“Eny Finance AG” është kompania e parë bankare në Zvicër që ofron të gjitha shërbimet edhe në gjuhën shqipe. Ajo tashmë edhe zyrtarisht kalansuar online websajtin e saj.

“Eny Finance AG” është një kompani tashmë e njohur bankare që ka sfiduar edhe gjigantët bankarë zviceranë.

Ajo ka krijuar produkte të financimit online, duke ofruar norma konkurruese interesi që mund të zbresin deri në 4.5%, e që, nga ana tjetër, përbëjnë një nga sfidat më të mëdha për sistemin bankar zviceran.

Produktet e “eny Finance AG” ofrohen nga punonjësit e saj në disa gjuhë, në mesin e të cilave, edhe në gjuhën shqipe.

Pos kësaj, shqiptarët në Zvicër tash e tutje mund të aplikojnë për kredi online edhe në gjuhën e tyre.

“Eny Finance AG” është një kompani serioze zvicerane (një lloj i bankës së digjitalizuar), që është aktive në fushën e shërbimeve financiare.

Kompania është themeluar në vitin 2011, kurse produktet (si p.sh. «eny Credit») janë hedhur në treg që nga mesi i vitit 2012. Aktualisht është zhvilluar edhe një produkt i ri, me të cilin mundësohet financimi dhe investimet në tregun e patundshmërive (shtëpi, banesa, tokë) brenda dhe jashtë vendit, duke iu drejtuar personave me pronë në Zvicër. /Albinfo.ch/