15:39 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Kompania e re realizon fluturimin e parë nga Parisi në Prishtinë

Kompania ajrore, “Germania” e la realizuar sot fluturimin e parë nga Parisi për në Prishtinë.

Ky fluturim është përcjellur më pas me një ceremoni inauguruese.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chambert, ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi si dhe përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Germania dhe LKIA./Indeksonline/