12:34 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Kompania “HIB” reagon lidhur me importin e vajit për ngrohje

Pas raportimeve të bëra nga mediat për kompanitë që bëjnë importin e vajit për ngrohje, i cili konsiderohet ndotësi më i madh. Kompania “HIB” është distancuar ku ka treguar se nuk bënë pjesë në mesin e tyre.

Më poshtë keni komunikatën e plotë të kësaj kompanie:

Si përgjigje ndaj shkrimeve dhe raporteve të ndryshme mediale që janë bërë së fundmi, Bordi Menaxhues i HIB Petrol dëshiron të sqarojë se nuk bën pjesë në mesin e kompanive që kanë bërë importin e vajit për ngrohje, i cili cilësohet si ndotësi më i madh i ajrit në Kosovë. Përgjatë vitit 2017, HIB Petrol ka importuar mbi 113,000-ton derivate të naftës sipas standardit të lejuar me udhezimin Administrativ UA 01/2017 për cilesinë e derivateve prej 10ppm.

Gjatë vitit 2017, HIB Petrol ka pasur mbi 2,088 analiza sipas rekomandimeve të inspektorateve respektive që e bëjnë kontrollin e cilësisë së naftës dhe të kryera në laboratoret brenda dhe jashtë vendit tonë, dhe në të gjitha rastet e dhëna është konfirmuar se cilësia e derivateve tona ka qenë konform udhëzimit administrativ UA 01.2017, i cili garanton cilësinë e naftës në Kosovë.

Për ta evituar çfarëdo intepretimi të gabueshëm dhe të pasaktë që mund të bëhet, si importuesi më i madh dhe më i rëndësishëm në treg, HIB Petrol është e interesuar që mediave por edhe publikut të gjerë t’u jap çdo sqarim të nevojshëm lidhur me cilësinë por edhe kontrollin e cilësisë së derivateve që korporata e ofron në Kosovë.

Me respekt,

Hysen Lajqi,

Drejtor Ekzekutiv

HIB Petrol