15:06 / E Hënë, 16 Prill 2018

Kompany e feston titullin e Premierligës në një vend të veçantë

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany ka festuar titullin e Premierligës në shtëpinë e gjyshes së tij, Karla.

Mbrojtësi i Cityt ka ndjekur ndeshjen e United së bashku me familjen e tij nga ekrani i televizionit, ku Djajtë e Kuq ia “dhuruan” titullin pas humbjes nga West Brom.

I pranishëm për të ndjekur këtë ndeshje ishte edhe babai i Vicient i cili kishte të veshur një fanellë të United.

Megjithatë ata u përqafuan dhe babai ia uroi titullin kampion djalit të tij. /IndeksOnline/