18:43 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Komuna e Deçanit reagon për sulmin me armë ndaj shtëpisë së Hysen Gërvalles

Sot është sulmuar me armë automatike shtëpia e Hysen Gërvalles nga Duboviku.

Për këtë, ka reaguar Komuna e Deçanit, ku kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj sulmit në fjalë, shkruan Indeksonline.

Reagimi i plotë:

Komuna e Deçanit shpreh shqetësimin dhe reagon ndaj sulmit me armë automatike ndaj shtëpisë së Hysen Gërvalla nga Duboviku.

Si familje atdhetare, me vlera të larta kombëtare, vlerësojmë se sulmi jo vetëm që është kundër këtyre vlerave kombëtare, por është kundër vlerave dhe parimeve të lirisë dhe demokracisë së shoqërisë tonë.

Si institucion Komunal kërkojmë nga organet e hetuesisë dhe të drejtësisë që sa më parë ta zbardhin rastin dhe autorët të vihen para drejtësisë./Indeksonline/