14:45 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës e rrënon edhe këtë objekt pa leje (Foto)

Komuna e Prishtinës ka rrënuar një ndërtim pa leje në Lagjen e Profësorëve në Prishtinë.

Shpend Ahmeti ka thënë se i njëjti ishte rrënuar në vitin 2016, por përkundër faktit se leja për ndërtim i ishte refuzuar personit nga Drejtoria e Urbanizmit, sërish objekti ka nisur të rindërtohet, përcjellë Indeksonline.

Andaj, Komuna sot sërish e ka ekzekutuar vendimin për rrënim.

Ahmeti ka lutur qytetarët që të lajmërojnë në numrat 080012233 dhe 080012244 nëse dyshojnë se ndonjë objekt nuk ka leje ndërtimi.

Ky është komenti i plotë i Ahmetit:

Ky objekt i ndërtuar pa leje është rrënuar në vitin 2016. Tash sërish, në të njëjtin vend, në Lagjen e Profesorëve është rindërtuar, edhe pse i është refuzuar kërkesa për leje nga Urbanizmi.

Përsëri sot, Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, ka ekzekutuar vendimin për rrënim.

Tentimet e tilla, do të kenë të njëjtin përfundim. Në Prishtinë, nuk ndërtohet pa leje. Lusim qytetarët që çdo ndërtim në të cilin ata dyshojnë se është pa leje ta lajmërojnë në 080012233 dhe 080012244.