20:18 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës nuk merr leje nga ministria për punimet në Prishtinën e vjetër

Komuna e Prishtinës e drejtuar nga Shpend Ahmeti rrezikon të paditet. Shkak për këtë janë punimet në dy rrugë “Meto Bajraktari” dhe “Andrea Gripa” , të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore të mbrojtura me ligj. Institucioni që duhet të japë leje për ndërhyrje në trashëgiminë kulturore, Minsitria e Kulturës nuk ka dhënë leje. As që i është kërkuar. E për këtë ata premtojnë masa ligjore.

Punimet në dy rrugët e vjetra të Prishtinës që janë të shtruara me kalldrëm të vjetër pjesë e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit dhe të mbrojtura me ligj, janë bërë pa lejen e Ministrisë së Kulturës, institucioni që duhet të jap leje për ndërhyrje në objektet dhe rrugët e trashëgimisë kulturore.

Në rrugën “Meto Bajraktari” që gjendet në hyrje të Zonës së njihet edhe si Prishtina e Vjetër dhe në rrugën “Andrea Gropa” punimet janë kryer tashmë, por kalldrëmi nuk është kthyer.

Fillimisht për këto ndërhyrje, Insajderi ka gjetur se nuk ishin marrë leje as brenda institucionit të Komunës së Prishtinës. Drejtoria e Investimeve kapitale që ka qenë autoriteti kontraktues për këto punime nuk ka marrë leje nga Drejtoria e Urbanizmit që është autoritet brenda komunës për ndërhyrje.

Drejtoria e Investimeve Kapitale e udhëhequr nga drejtori i AKR-së dhe ajo e Urbanizmit e udhëhequr nga VV-ja nuk janë dakorduar mes vete para se të nisin punimet në dy rrugë të Prishtinës së Vjetër.

Por Komuna e Prishtinës nuk ka marrë leje për këto ndërhyrje as nga Ministria e Kulturës. Ky institucion është i vetmi autoritet që jep leje për ndërhyrje në rrugët, objektet ose vendet e trashëgimisë kulturore të mbrojtura me ligj.

Madje në Minsitrinë e Kulturës thonë se as nuk kanë qenë në dijeni për këto punime.

Punimet në dy rrugët e vjetra të Prishtinës që janë të shtruara me kalldrëm të vjetër pjesë e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit dhe të mbrojtura me ligj, janë bërë pa lejen e Ministrisë së Kulturës, institucioni që duhet të jap leje për ndërhyrje në objektet dhe rrugët e trashëgimisë kulturore.

Riparimi i sistemit të kanalizimit që është nisur si projekt qysh para dy muajve.  Në rrugën “Meto Bajraktari” që gjendet në hyrje të Zonës së njihet edhe si Prishtina e Vjetër dhe në rrugën “Andrea Gropa” punimet janë kryer tashmë, por kalldrëmi nuk është kthyer.

Fillimisht për këto ndërhyrje, Insajderi ka gjetur se nuk ishin marrë leje as brenda institucionit të Komunës së Prishtinës. Drejtoria e Investimeve kapitale që ka qenë autoriteti kontraktues për këto punime nuk ka marrë leje nga Drejtoria e Urbanizmit që është autoritet brenda komunës për ndërhyrje.

Drejtoria e Investimeve Kapitale e udhëhequr nga drejtori i AKR-së dhe ajo e Urbanizmit e udhëhequr nga VV-ja nuk janë dakorduar mes vete para se të nisin punimet në dy rrugë të Prishtinës së Vjetër.

Por Komuna e Prishtinës nuk ka marrë leje për këto ndërhyrje as nga Ministria e Kulturës. Ky institucion është i vetmi autoritet që jep leje për ndërhyrje në rrugët, objektet ose vendet e trashëgimisë kulturore të mbrojtura me ligj.

Madje në Minsitrinë e Kulturës thonë se as nuk kanë qenë në dijeni për këto punime.

“Sot kam dërguar inspektoret e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore  në këtë rrugë për të verifikuar gjendjen, aty nuk ka qenë duke u punuar në kohën kur inspektoret kanë qenë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Berat Hadri nga Inspektoriati për Trashëgimi Kulturore që funksionon brenda Ministrisë së Kulturës.

“ Inspektorati për Trashëgimi Kulturore nuk ka qenë i njoftuar lidhur me zhvillimin e punimeve në rrugën “Meto Bajraktari”, por pasi që kam pranuar pyetjet nga ana e juaj unë kam kërkuar informata nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore Prishtinë dhe nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve, nëse Komuna e Prishtinës ka kërkuar pëlqim nga Institucioni Kompetent për Trashëgimi Kulturore IKMM, te cilët me kane konfirmuar që nuk kane shqyrtuar ndonjë kërkesë lidhur me këtë rast”, ka thënë Hadri.

Sipas tij, zhvillimi i këtyre punimeve në këto dy rrugë është shkelje e ligjit.

“Për të gjitha ndërhyrjet për ndërtim apo veprimtari tjera që mund të ndikojnë ose ndryshojnë tërësinë e monumenteve të objekteve të trashëgimisë kulturore arkitekturore, kërkohet leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Po ashtu është e rëndësishme se sipas dispozitave ligjore në fuqi, ky institut për çdo ndërhyrje e cila prek asetet e trashëgimisë arkitekturore mund të ndaloj punimet”, ka thënë ai.

E për këto ndërhyrje Komuna e Prishtinës rrezikon që të paditet.

“Në bashkëpunim me IKMM do të ndërmarrim veprimet ligjore lidhur me këtë rast”, ka thënë Hadri.

Në Komunën e Prishtinës, në anën tjetër thonë se as nuk kanë ditur nëse duhet të merret leja nga ndonjë institucuion. Kur Insajderi ka pyetur Komunën e Prishtinës për këtë, zëdhënësi i saj, Adonis Tahiri ka thënë të mos e ketë ditur se duhet marrë leja.

Përpos kalldrëmit që sipas Komunës së Prishtinës do të kthehet në rrugë pasi të përfundojnë punimet në një afat prej 120 ditëve, në rrugën “Meto Bajraktari” gjenden edhe shumë shtëpi të vjetra, të mbrojtura me ligj.

Aty gjenden tri ndërtesa të listuara si monument në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme sikurse, “Shtëpi banimi Brahim Brahimi – shtëpi që daton nga shekulli XIX, me nr. rendor 972”, “Shtëpi banimi Shefqet Mehmeti -shtëpi që daton nga shekulli XIX, me nr. rendor 974” dhe “Shtëpi banimi Igballe Globoderi – shtëpi që daton nga shekulli XIX, me nr. rendor 1011”.

Insajderi ka kërkuar përgjigje nga kompania që ka kryer punimet për të ditur se ku është kalldrëmi i hequr dhe kur do të vendoset ai, por kompania “GASHI ING”e cila ka përfunduar punët në këtë rrugë ka vendosur vetëm zhavorr dhe asgjë tjetër.

Përgjigje janë kërkuar edhe nga kompania që të marrë informacione se ku është vendosur kalldrëmi i hequr dhe nëse ka pasur ndonjë ekspert që ka mbikëqyrë heqjen e kalldrëmit.

Kompania nuk është përgjigjur në asnjë thirrje e as në pyetjet e dërguara nga redaksia, teksa sipas zyrës për media në Komunën e Prishtinës, kompania është e detyruar ta kthej kalldrëmin aty pas 120 ditëve, aq sa parashihet zgjatja e punimeve.