10:00 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Komuna shpenzon mbi 4 mijë euro për veshmbathje të zyrtarëve (Dokument)

Komuna e Vushtrrisë ka paraqitur nevojën për furnizim me veshmbathje për zyrtarë të drejtorive të ndryshme brenda komunës.

“Furnizim me veshmbathje”, thuhet në titullin e kontratës së shpallur. E këtu përfshihen kostume, këmisha, këpucë, kravata e rripa, shkruan Indeksonline.

Por, ky furnizim me veshmbathje ‘zyrtare’, do t’i kushtoj buxhetit 4 mijë e 140 euro.

Sipas një tenderi të publikuar, Komuna do ta nënshkruaj kontratën me 26 qershor ku nga dy operator ekonomik të interesuar, njërit i është dhënë kontrata./Indeksonline/